Milan ka marrë një fitore me shumë vuajtje në “San Siro” ndaj Veronës, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Serie A. Një pjesë e parë shumë e dobët për kuqezinjtë, 45 minutat e para u mbyllën 0-0.
Edhe pjesa e dytë nuk është se pati ndonjë ndryshim të madh nga e para. Goli i takimit erdhi në minutën e 75-të, pas një kombinimi të bukur mes Alex Jimenez, Rafa Leao dhe Santiago Gimenez.
Në fund ishte meksikani që dërgoi topin në rrjetë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Me këtë fitore, Milan renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 15-të me 23 pikë.
Tani kuqezinjtë do të fokusohen te ndeshja e mesjavës në Champions, ku do të tentojnë të përmbysin humbjen 1-0 ndaj Feyenoord në Holandë.