Skuadra e Gjilanit ka lënë prapa ndeshjen e fundit në garat e kupës dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Ballkanit.
"Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së dielës.
Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto mbrojtësin Endri Reçi dhe mesfushorin Robert Rrahmani, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimit.
Mëngjesin e së shtunës ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së dielës", njofton SC Gjilani.