Njëri prej lojtarëve kryesor të Manchester United raportohet se mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit.
Teksa po bëheshin gati për takimin ndaj Tottenhamit gjatë ditës së sotme (e diel), United mori një goditje pasi u mësua se tre lojtarë kanë pësuar lëndime.
Kobbie Mainoo, Manuel Ugarte dhe Toby Collyer që të tre do të mungojnë në këtë takim pas lëndimeve që pësuan në stërvitje këtë javë.
Për më shumë, Luke Shaw, Mason Mount, Jonny Evans dhe Lisandro Martinez që të gjithë mbeten jashtë për të njëjtat arsye.
Martinez tashmë është e ditur se nuk do të luajë më këtë sezon pasi këputi ligamentet në humbjen me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace.
Për t’i përkeqësuar më shumë gjërat, të shtunën u raportua se edhe sulmuesi Amad Diallo po ashtu mund të humbasë sezonin.
“Amad Diallo pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me një lëndim në kyçin e këmbës, e konfirmuar”.
“Ylli i Man United pësoi lëndim më herët këtë javë, ai pritet të mos jetë i gatshëm për tre muajt e ardhshëm. Goditje e madhe për United dhe Ruben Amorim”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Lëndimi i Diallo vjen në kohën më të keqe të mundshme për ‘Djajtë e Kuq’, veçanërisht pasi ata dërguan emra si Antony dhe Marcus Rashford në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.