Arsenali dhe Man Utd në garë për të siguruar shërbimet e top sulmuesit të Serie A

Futboll

Arsenali dhe Man Utd në garë për të siguruar shërbimet e top sulmuesit të Serie A

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 09:23
Trajnerët

Raportimet e fundit bëjnë me dije se Arsenali dhe Manchester United kanë qenë në kontakt me Atalantan për të diskutuar rreth reprezentuesit italian Mateo Retegui. 

Sulmuesi ka qenë në një formë fantastike që prej kalimit të tij në Bergamo gjatë verës dhe tashmë numëron 20 gola në Serie A, 23 në të gjitha garat. 

Ani pse nuk e ka kompletuar ende një sezon të plotë me Atalantan, tashmë ka sugjerime se Retegui ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha në Evropë. 

Mes palëve të interesuara janë edhe Manchester United dhe Arsenali, të cilët kanë kontaktuar Atalantan gjatë javëve të fundit sipas Footmercato. 

Arsenali po hulumton tregun për një sulmues të ri, veçanërisht pas lëndimeve të Kai Havertz, Gabriel Jesus, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli. 

Dy sulmuesit e fundit që iu bashkuan Unitedit erdhën nga Serie A: Së fundmi Joshua Zirkzee nga Bologna për 53 milionë euro dhe Rasmus Hojlund nga Atalanta për 75 milionë euro. 

Retegui momentalisht është i lidhur me një kontratë deri në verën e vitit 2028 në Bergamo, por Football London pretendon se ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. 

Atalanta shpenzoi 28 milionë euro duke përfshirë bonuset për ta sjellë Reteguin në ‘Gewiss Stadium’ nga Genoa në verën e vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat