Edhe pse Kambiazo është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë i gatshëm për Derbin e Italisë, paqe për Tiago Motën nuk ka.
Ai ka humbur për këtë sfidë Duglas Luizi, i cili kishte hedhur një kandidaturë serioze për të qenë titullar. Mesfushori, i cili është përmirësuar në ndeshjet e fundit, ka pësuar një tërheqje muskulore. Nuk ka derbi për të, por dhe ndeshja e kthimit kundër PSV e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje është gjithashtu në rrezik. Përballë këtij skenari, ka të ngjarë që Lokateli të konfirmohet përkrah Turamit, i cili përflitet se do të rikthehet sërish mes 11 titullarëve.
Francezi nuk është parë që nga minuta e parë e që pas ndeshjes kundër Napolit më 25 janar (bardhezinjtë humbën 2-1 në Maradona). Dhe nëse ka shumë pak dyshime në mbrojtje (Renato Veiga dhe Gati janë të sigurt që do të luajnë), me Savonën tani të sigurt për vendin e tij në formacion në krahun e majtë, pasi në të djathtë do të vendoset Ueah(Kambiaso do të jetë në stol), situata është ndryshe në sulm.
I vetmi i pazëvendësueshëm është Mekeni, ndërsa Mbangula dhe Konseisao janë përpara në balotazh me Jildizin dhe Niko Gonzalezin. Në rolin e sulmuesit të parë, Kolo Muani është i favorizuar përballë Vlahoviçit me sulmuesin serb, që nuk ka qenë titullar në Serinë A që prej 29 dhjetorit (2-2 me Fiorentinën) dhe është i destinuar të ulet sërish në stol.
Gjithashtu një vëmendje e veçantë sipas mediave italiane duhet t’i dedikohet edhe Kelit i cili së fundmi po vuan nga një problem stomaku, por mund të rikuperohet në kohë për Interin. Në rast se mbrojtësi anglez ia del, atëherë shanset që ai të startojë si titullar në vend të Savonës janë të larta.