Marcus Rashford ka vetëm një synim para vetes, transferimin tek Barcelona në verë pavarësisht se iu bashkua Aston Villas në huazim nga Manchester United muajin e kaluar.
Vëllezërit e Rashford, të cilët veprojnë si agjentët e tij, kanë mbajtur bisedime me Barcelonën në janar por nuk arritën një marrëveshje, duke bërë që vetëm Villa të mbetej si opsion.
Klubi anglez e ka opsionin për ta blerë kartonin e Rashford për 40 milionë euro në fund të sezonit, por raportimi sugjeron se lojtari nuk e sheh të ardhmen e tij afatgjatë tek Aston Villa.
Rashford ka bërë një fillim të fortë të aventurës tek Villa, duke shkëlqyer pasi u fut nga banka në fitoren ndaj Tottenhamit në FA Cup si dhe në barazimin ndaj Ipswich në Ligën Premier.
Sulmuesi ende ‘ëndërron’ që të sigurojë një transferim tek Barcelona në verë, kjo sidomos pasi Villa po has në vështirësi për të siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Rashford ishte i qartë se ai e sheh kalimin tek Villa vetëm si një aventurë të përkohshme dhe këtë e tha kur u prezantua si lojtari më i ri i tyre.
“Natyrisht është vetëm një marrëveshje e përkohshme që jam këtu, por dua të jap maksimumin tim”.
“Mënyra e vetme për të bërë këtë është që të përdorë aftësitë e mia për të ndihmuar skuadrën”, kishte thënë Rashford.