Problemi me gjyqtarët në Spanjë është bërë një temë e madhe në javët e fundit, pasi Real Madridi formuloi një ankesë te Federata Spanjolle e Futbollit pas humbjes nga Espanyoli dy javë më parë.
Tani, edhe një klub tjetër ka ndjekur hapat e gjigantit spanjoll, duke qenë të nervozuar nga referimi.
Gjatë barazimit 3-3 me Leganesin ditën e djeshme, Alavesi ishte tejet i frustruar pasi u referuan dy penallti kundër teje, me të dyjat që ishin shënuar nga Dani Raba.
Besohej për brenda klubit se vendimet e gjyqtarit ishin tendencioze ndaj ekipit të Eduardo Coudet, dhe disa orë pas përfundimit të ndeshjes, klubi bask lëshoi një komubnikatë, në të cilën konfirmoi se do të formulojë një ankesë në referim.
“Deportivo Alaves shpreh mospajtueshmërinë me disa vendime të gjyqtarëve që po merren këtë sezon. Klubi jonë do të transferojë një ankesë në organet përgjegjëse. Aplikimi i kritereve të ndryshme në ndeshje të ndryshme po ndikon shumë në rezultatin e ndeshjeve.
“Ekipi jonë, tifozët tanë dhe vlerat tona meritojnë që të konkurrojnë në një fushë të barabartë për të gjithë. Do të vazhdojmë të luftojmë për ta mbrojtur nderin tonë, emrin e Deportivo Alaves dhe tifozët tanë”, thuhet në komunikatën e Alavesit.
Trajneri i Alavesit, Coudet përsëriti frustrimin e klubit me vendimet e gjyqtarëve, derisa foli për media në konferencën pas ndeshjes.
“E papranueshme. Dy penallti kundër nesh, jemi penalizuar me shumë vendime këto javët e fundit”, tha ai.
Kjo dramë në referim vazhdoi edhe në ndeshjen e djeshme Osasuna 1-1 Real Madrid.
“Los Blancos” humbën dy pikë, derisa e humbën edhe Jude Bellinghamin gjatë pjesës së parë, i cili u ndëshkua me karton të kuq, pas protestave ndaj gjyqtari Jose Luis Munuera.
Ky i fundit nuk akordoi edhe dy penallti, që sipas Ancelottit ishin të gjitha, derisa pati edhe disa vendime kontroverse gjatë tërë ndeshjes.
Televizioni zyrtar i Real Madridit, “RMTV” pas ndeshjes shkroi ironikisht se lojtari i ndeshjes së djeshme ishte gjyqtari Munuera.