Barcelona pritet ta bëjë Jonathan Tah blerjen e tyre të parë të afatit kalimtar veror.
Reprezentuesi gjerman do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe tashmë ka vendosur se dëshiron të luajë në Spanjë.
Tah do të transferohej si lojtar i lirë nga Bayer Leverkuseni, por kjo në të njëjtën kohë do të thoshte se do të mbingarkohej qendra e mbrojtjes.
Hansi Flick tashmë ka Pau Cubarsi, Ronald Araujo, Inigo Martinez, Jules Kounde, Andreas Christensen dhe Eric Garcia si opsione këtë sezon.
Për këtë arsye, ardhja e Tah do të bënte që Barcelona të shesë njërin nga këta lojtarë dhe sipas Relevo, tashmë lojtarit të cili i është hapur dera e largimit është Andreas Christensen.
Christensen ka kaluar një sezon jo të mirë deri më tani, pasi lëndimet kanë bërë që ai të luajë vetëm 26 minuta dhe këto erdhën ndaj Valencias në muajin gusht.
Së fundmi u bë e ditur se danezi është i hapur për një largim nga Barcelona duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
Ish-mbrojtësi i Chelseat është lidhur me një rikthim në Ligën Premier në muajt e fundit, atje ku Brentfordi besohet se është i interesuar për shërbimet e tij.