Gjatë javëve të fundit, Real Madridi është ndarë tejet i zemëruar me gjyqtarët e La Ligas, duke përmendur disa vendime të tyre që ata besojnë se kanë shkuar kundër klubit.
Ky zemërim i tyre ‘shpërtheu’ këtë të shtunë në barazimin 1-1 ndaj Osasunës në udhëtim, ku diskutimi më i madh ishte rreth kartonit të kuq që iu dha Jude Bellingham.
Bellingham u përjashtua nga loja pasi dyshohej që kishte sharë gjyqtarin Jose Luis Munuera Montero, ani pse anglezi e mohoi këtë, duke thënë se kishte një keqinterpretim të fjalëve që i tha.
Carlo Ancelotti gjithashtu i doli në mbështetje lojtarit të tij dhe tani duket se drejtuesit e klubit do ta apelojnë atë karton gjatë ditëve në vijim.
Kishte gjithashtu pakënaqësi edhe për penalltinë që fitoi Osasuna pas një ndërhyrje të Eduardo Camavingas ndaj kroatit Ante Budimir.
Diario AS ka lëshuar një raport nga ajo që pretendohet se u tha në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, ku disa lojtarë kanë thënë se “ata (gjyqtarët) po na shkatërrojnë neve”.
Lojtarët e klubit madrilen gjithashtu kanë një “pakënaqësi ndaj La Ligas” pas këtyre incidenteve të fundit dhe vet klubi nuk është i lumtur me Komitetin Teknik të Gjyqtarëve (CTA).