Teuta do të përballet me Laçin ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Sfida që do të zhvillohet në Kurbin, do të startojë në orën 13:30.
Por Bledar Devolli është në “hall” para këtij dueli. Timonieri i durrsakëve ka mungesa të rëndësishme ndaj kurbinasve. Blerim Kotobelli dhe Vasil Zogos nuk do të udhëtojnë me ekipin për në Laç.
I pari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti la fushën e lojës ndaj Skënderbeut vetëm pas 6 minutash. Dhe në këtë mënyrë do të mungojë për arsye dëmtimi.
Pritet të shihet se si do ta “arnojë” ekipin tekniku Devolli në një transfertë të vështirë si ajo e Laçit.