Plot 9 titullarë mungojnë ndaj Skënderbeut

Futboll

Plot 9 titullarë mungojnë ndaj Skënderbeut

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshje

Tirana dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 16:30.

Një sfidë në të cilën dy skuadrat do të luajnë për “pikë jetike”. Megjithatë, për bardheblutë do të jetë tepër e vështirë sepse në radhët e tyre do të ketë plot 9 mungesa të rëndësishme.

Sherri në derbi ishte ai ç’ka “masakroi” Tiranën me kartonë të kuq. Marku, Mici, Gjumsi dhe Kozi do të jenë mungesat për shkak të atyre kartonëve të kuq. Ndërsa Akileu Ndreca dhe Florjan Përgjoni kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Por, mungesa ka edhe prej dëmtimeve. Ismajli, Soler dhe Haxhiu janë dëmtuar para Skënderbeut, duke qenë të tjera mungesa të rëndësishme. Vlen të përmendet që edhe drejtori sportiv Agim Ibrahimi do të mungojë pasi është ndëshkuarm e 4 ndeshje nga Disiplina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat