Te Chelsea planet nuk po shkojnë mirë dhe drejtuesit e klubit tashmë duan të bëjnë goditje të mëdha në merkaton e verës për të shkundur ekipin.
Pritet që së pari “Blutë e Londrës” të gjejnë një trajner të ri, por kjo është temë më e zgjeruar dhe duhen 2-3 muaj për të zbuluar emrat konkretë.
Për sa i përket merkatos së lojtarëve, Chelsea ka gati 83 milionë paundë për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Koundé. Ai është 26 vjec dhe konsiderohet një nga më të mirët në botë.
Speciale për të është se francezi luan edhe në qendër, edhe në krahun e djathtë. Barcelona vërtet mund të tundohet nga kjo shifër tepër e lartë, por për momentin nuk ka reaguar.