Stadiumi i Elbasanit pret ekipet e kryeqytetit

Futboll

Stadiumi i Elbasanit pret ekipet e kryeqytetit

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:06
Pamje

Në Tiranë kjo fundjavë duhej të sillte dy ndeshje mjaft interesante për të gjithë futbolldashësit që jetojnë në kryeqytet, por në fakt asnjëra prej tyre nuk zhvillohet aty.Dinamo-Vllaznia u luajt dje në qytetin e Elbasanit, dhe Tirana-Skënderbeu luhet sot.

Vërtet Tirana është afër me Elbasanin, por udhëtimi është një lloj bezdie për çdo tifoz, aq më tepër duke ditur edhe trafikun e rënduar që krijohet.

Është për të ardhur keq që kryeqyteti ta humbasë këtë lloj argëtimi.

Sado që “Elbasan Arena” ofron kushte mjaft të mira, nuk është njësoj si të luhej në Tiranë dhe kjo pa dyshim ndikon në numrin e tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit. Pak e nga pak edhe ata tifozë fanatikë mund ta humbin kontaktin me ekipin e zemrës, nëse ekipet e kryeqytetit nuk luajnë në kryeqytet.

Dinamo ka gjithë sezonin që luan në Elbasan si pritëse, pasi ka kontratë me këtë stadium, kurse Tirana ka vuajtur shumë në këtë drejtim, duke shëtitur gjithë Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat