Bove në Sanremo 2025: Unë pa futboll si një këngëtar pa zë

Futboll

Bove në Sanremo 2025: Unë pa futboll si një këngëtar pa zë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:10
Pamje

Edoardo Bove ishte mbrëmë në skenën e Ariston për të kurorëzuar fitoren e madhe mbi sprovat e forta të jetës.

Vetëm pak javë më parë lojtari i Fiorentinës ishte protagonist i një ngjarjeje aspak të këndshme kur gjatë një takimi përballë Interit humbi ndjenjat dhe u shtri në bar, aty ku për pak çaste zemra e tij pushoi së rrahuri.

Sot Bove ka lënë gjithçka pas falë ndërhyrjes së mjekëve në zemër, të cilët i kanë vnedosur një aparat, i cili nuk do të lejojë që të përsëritet ajo çfarë ndodhi javë më parë.

Për të “festuar” këtë triumf “Sanremo 2025” i kishte bërë një ftesë 22-vjeçarit, i cili u gjit mbrëmë në skenën e Ariston duke thënë: “Po jetoj këtë eksperiencë me të mirat dhe të këqijat e saj.

Futbolli është forma ime e të shprehurit dhe pa futbollin mendoj se më mungon diçka. Mendoj se të njëtat ndjesi mund të ketë edhe një këngëtar nëse nuk ka zë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat