Mediumi zviceran: Granit Xhaka është i mërzitur

Futboll

Mediumi zviceran: Granit Xhaka është i mërzitur

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:47
Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni ka barazuar (0:0) me Bayern Munihun në ndeshjen që u luajt mbrëmënë kuadër të Kampionatit të Gjermanisë.

“Bayern Munihu arrin të mbajë në tetë pikë diferencën ndaj konkurrentit të drejtpërdrejtë Leverkusenit.

Një fitore për skuadrën nga Munihu do të ishte hap në garën për titull - një fitore për Leverkusenin do të ishte një domosdoshmëri”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Gjithsesi, mbrojtësi i Leverkusenit, Jonathan Tah, për garën në kampionat thotë: “Unë ende besoj fort në të”. Ai është gjithashtu krenar për performancën e ekipit të tij. Në radhë të parë duhet përmendur Granit Xhaka, lojtari më i mirë në fushë. 

“Ylli i kombëtares zvicerane (Xhaka) organizon mbrojtjen, orkestron sulmin, ndërpren topa, fiton duele dhe ndonjëherë vrapon në qendër në presing.

Jamal Musiala ndërhyri keq ndaj lojtarit zviceran. Këmba e kapitenit të Kombëtares zvicerane përdridhet pak.

Fakti që Xhaka mund të luajë ende është të paktën po aq befasues sa edhe fakti që Musiala nuk mori karton të verdhë për këtë.

Megjithatë, lideri i Leverkusenit zviceran duket i mërzitur pas ndeshjes. Jo vetëm për shkak të gjurit të tij. Ai gjithashtu e di se gjithçka ishte aty për fitoren e Leverkusenit”, shkruan mes të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat