Ter Stegen kthehet në stërvitje

Futboll

Ter Stegen kthehet në stërvitje

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:59
Ter Stegen

Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen i është rikthyer stërvitjes.

Gjermani, pas atij lëndimi horror që pësoi në ndeshjen kundër Villarrealit në shtator, po vazhdon drejt rikuperimit të tij.

Në vend të tij aktivizoheshin portieri Inaki Pena si dhe polaku, Wojciech Szczesny i cili ndërpreu penzionimin e tij.

Fillimisht ishte Pena që llogaritej si numri një i portës blaugranase, por në ndeshjet e fundit, Hansi Flick ka vendosur për portierin polak.

Madje, kishte ardhur puna deri në një krisje raportesh mes Penas dhe Flickut, pasi ky i fundit s’i ka dhënë arsye pse nuk po starton me të.

Mbetet të shihet nëse gjermani Ter Stegen do të aktivizohet në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat