Barcelona e gjen sulmuesin e ëndrrave në Angli

Futboll

Barcelona e gjen sulmuesin e ëndrrave në Angli

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 13:24
Robert Lewandowski

Barcelona ka plane të mëdha për sulmin, por vetëm nëse largohet Robert Lewandowski.

Klubi katalanas ka hartuar një listë me emra që mund të pasojnë polakun.

Lista nis me Benjamin Sesko dhe Viktor Gyokeres, por objektivi kryesor është Alexander Isak.

Isak po shkëlqen tek West Ham në Premier League, por Barcelona e ka zbuluar që kur ai luante te Real Sociedad. Për të kanë interes edhe Arsenal dhe Liverpool.

Fakti që Barcelona më në fund i është kthyer rregullit 1:1 tregon se paratë nuk do të mungojnë në merkaton e verës. Nëse Lewandowski bën një hap pas, Isak do të jetë realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat