Gjilani shokon kampionin 

Futboll

Gjilani shokon kampionin 

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:52
Gjilani

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje e mirë në një kohë të mirë dhe fushën ndihmëse e me bari sintetik në Gjilan.

Tolaj shënoi në minutën e 41-të për Ballkanin dhe Jaroviq në atë të 64-tën e 90+4 për Gjilanin.

Ballkani zë vendin e dytë me 36 pikë e Gjilani është në pozitën e pestë me 27 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat