Besa tregon “dhëmbët” ndaj Kukësit

Futboll

Besa tregon “dhëmbët” ndaj Kukësit

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Ka përfunduar ndeshja mes Besës dhe Kukësit. Duel ky që nxori fitues kavajaasit, me këto të fundit që triumfuan 2-1.

Golat për skuadrën e Besës janë shënuar nga Abdullai në minutën e 26-të dhe nga Carvalho në minutën e 45+1 të pjesës së parë. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Ndërkohë në pjesën e dytë Kukësi mundi të shënonte 1 gol me anë të Avdiut, duke ngushtuar kështu shifrat dhe për të rihapur takimin. Por vetëm kaq, pasi verilindorët nuk kishin më forcë për të barazuar rezultatin dhe për të shmangur humbjen. 

3 pikë shumë të rëndësishme për Besën, e cila “blindon” vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit, ndërkohë verilindorët mbetet në vendin e 10-të me 20 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat