Laçi parakalon Elbasanin në renditjen e Superiores!
Laçi është ngjitur në vendin e pestë të Superiores duke parakaluar Elbasanin me një fitore që arriti sot ndaj Teutës me rezultatin 3:0.
Dy herë Cordeiro dhe një herë Luiz ishin ata që i dhanë këtë fitore kurbinasve.
Situatë jo e mirë për durrsakët momentalisht që pozicionohen në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu.