Gostivari ndali tre pikë në cilësinë e vendasit (1:0) në duel me kampionin në fuqi Struga Trim Lum, në kuadër të javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti Potok shënoi nga penalltia në minutën e 90+6.
Mysafirët nga minuta e 67-të mbeten pa një futbollist, Hamza u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, kjo vështirësoi punën në terren të Struga Trim Lum.
Shkëndija kryeson me 40 pikë, pasojnë Sileksi me 38, Gostivari 38, Rabotniçit 37, Struga Trim Lum 32 pikë etj.