Cordeiro dhe Lleshi njëzëri: Të lumtur për fitoren

Futboll

Cordeiro dhe Lleshi njëzëri: Të lumtur për fitoren

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 16:28
Cordiero dhe Lleshi

William Cordeiro është shpallur lojtari i ndeshjes. Futbollisti i Laçit arriti të shënonte dopietë ndaj Teutës, duke i dhënë fitoren 3-0 skuadrës së tij ndaj durrsakëve.

Pas ndeshjesh do të ishtë shumë i lumtur. Ndër të tjera nënvizoi se fitorja është më e rëndësishme.

“Golat? Jam shumë i lumtur për golat dhe fitoren. Më e rëndësishme është fitorja. Faleminderit ekipit që më ka mbështetur gjithmonë dhe kjo fitore është e të gjithëve.

 Ndiheni më mirë me Tresan? Me ardhmjen e trajnerit kam folur shumë, e dimë ka luajtur në një nivel të lartë. E kam dëgjuar gjithmonë dhe më ka ndryshuar mentalitetin. Në fakt ka ndryshuar gjithë skuadrën.

Çfarë ke ndryshuar pas ardhjes së Morieros? Gjëja kryesore që ka ndryshuar është mentaliteti. Është mentaliteti fitues që na ka dhënë trajneri.

Periudha me e mirë në futbollin shqiptar? Janë kohë të ndryshme, por tani është 31-vjeç dhe është në formën e tij më të mirë”, ka përfunduar braziliani.

Ndërkohë nga studio kishte pyetje edhe për Kleandro Lleshin. Ky i fundit theksoi se Moriero ka punuar shumë taktikisht me ekipin.

“Forma e mirë e skuadrës? Punojmë shumë si taknikisht dhe fizikisht. Nëse luajmë 1 kundër 1 eshtë e vështirë të luan në 90-të minuta.

Mesfushor i qendrës, ku ndihet Lleshi më mirë? Unë me thënë të drejtën kam luajtur si qendërmbrotjës. Ndihem më rehat aty, por ndihmoj ekipin aty ku ka nevojë”, mbyll Lleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat