Laçi arriti të fitojë ndaj Teutës me rezultatin 3-0 në javën e 25-të të Superiores.
Në përfundimin e takimit, trajneri i Laçit Francesco Moriero doli në prononcim për mediat.
“Edhe sot mendoj se sulmuam me 5, jam shumë i kënaqur me djemtë e mi edhe pse në pjesën e parë nuk më pëlqyen shumë. Jam shumë i kënaqur për Luizin që shënoi gol pas shumë kohësh që ishte i dëmtuar. Gjithashtu edhe Cordeiron që shënoi dy herë. Djemtë janë përgjigjur shumë mirë në fushë.
Sërish duhet të përmirsohemi në disa gjëra, por po shohim dritë në fund. Të gjithë djemtë janë mirë dhe mua nuk më pëlqen të përmend emra të përveçëm. Luizi shkoi shumë mirë, Kurti ka bërë gjithashtu mirë. Është shpirti i ekipit që më intereson. Gjetëm ekuilibër në lojë dhe i bëmë kundërshtarët që të mbrohen, ishte kualiteti i djemve që bëri diferencën sot.
Unë shoh ditë pas dite, shoh kush është mirë gjatë javës. Ky është shpirti i grupit, nuk është e rëndësishme kush luan, por është shpirti i grupit. Këtë skuadra e Laçit e ka, këta djem sakrifikojnë shumë gjatë javës, për mua nuk ka shumë rëndësi kush luan. Kemi bërë një pakt me djemtë që të luajmë çdo ndeshje me intensitet të lartë dhe këtë po e bëjnë.
Të vazhdojmë të kemi dëshirë ndeshje pas ndeshje. Problemi është se kur erdha unë situata ishte shumë e vështirë, ndeshjet ishin të ngjeshura. Me mbledhjen e pikëve është e rëndësishme të vazhdosh një rrugëtim.”, shprehet Moriero.