Edi Martini është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës së KF Trepça në Ligën e Parë të Kosovës.
Tekniku shkodran, i dha lamtumirën pak javë më parë Teutës, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin kosovar.
Do të jetë një kampionat ku do të shohë disa emra të njohur, pasi përveç shumë lojtarëve të cilët në të kaluarën kanë milituar në Superiore, do të ketë si rival edhe Mirel Josën, i cili drejton ekipin e Vëllaznimit dhe ka nëj piëk më shumë se Trepça që tashmë drejtohet nga Martini.
"Zyrtare Edi Martini, trajneri i ri i KF Trepça
KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me trajnerin Edi Martini, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës sonë
Me një karrierë të pasur dhe një filozofi të lojës, Martini sjell përvojë, disiplinë dhe ambicie për një ekip të fortë dhe konkurrues
I urojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë rrugëtim të ri", njofton klubi.