La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus po punon për të pasur një dyshe sulmuese të frikshme për sezonin e ri. Bardhezinjtë janë shumë të kënaqur me Kolo Muani, francezi është i huazuar deri në fund të sezonit.
Por, bardhezinjtë do të kërkojnë ose një tjetër huazim të tij për sezonin e ardhshëm, ose do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje me PSG-në, pasi sulmuesi francez nuk është në planet e Luis Enrique pavarësisht se po shkëlqen në Serie A.
Ndërkohë, Juventus po punon për të sjellë në Torino, Victor Osimhen, nigeriani është i huazuar te Galatasaray deri në fund të sezonit, por nuk preferon rikthimin te Napoli.
Duke dashur të përfitojë nga situata konfliktuale mes nigerianit dhe klubit të Napoli-t, Juventus mund të bëjë një sakrificë dhe të paguajë kluazolën e tij që është 75 milionë euro.
Një pjesë e mirë e kësaj shume do të sigurohet nga shitja e Dushan Vlahoviq, sulmuesi serb pritet të largohet në fund të sezonit dhe Juventus pret të përfitojë nga shitja e tij të paktën 50 milionë euro.