Flick për kartonin e kuq të Bellinghamit: Është mungesë respekti

Futboll

Flick për kartonin e kuq të Bellinghamit: Është mungesë respekti

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 17:11
Flick

Dita e djeshme ishte shumë e bukur për Barcelonën duke parë që dy rivalët për titull “ngecën” në barazime, duke i dhënë mundësinë e artë klubit katalanas që në rast fitoreje nesër ndaj Vallecano-s të kryesojë La Liga-n me pikë të barabarta me Real-in.

Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Vallecano-n, Flick u pyet edhe për polemikat e shumta të ndeshjes së djeshme mes Osasuna-s dhe Real-it, e sidomos kartoni i kuq për Jude Bellingham.

Flick i doli në mbrojtje gjyqtarit Jose Munuera Montero dhe e quan mungesë respekti reagimin e Bellingham, gjermani tregon dhe këshillën që iu jep lojtarëve të tij në lidhje me arbitrimin.

“Është mungesë respekti, por nuk duhet të vendos unë për këtë situatë. Vendimi tashmë është marrë. I vetmi lojtar që ka të drejtë të debatojë me arbitrin është vetëm kapiteni.

Unë iu them gjithmonë lojtarëve të mi që të mos humbin kohë dhe energji duke biseduar me arbitrat”, tha Flick.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat