Jamal Musiala nuk ishte i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Leverkusen, ku Bayern bëri një paraqitje shumë të dobët. “Kjo nuk ishte një ndeshje normale e Bayern. Nuk e mbajtëm shumë topin, por dolëm në fund me një pikë. Gjëja më pozitive është ruajtja e distancës me Leverkusen”, tha Musiala.
Ndër të tjera, Musiala i dërgoi dhe një ftesë shokut të tij të ngushtë te Gjermania, Florian Wirtz, që të transferohet te Bayern. “Ai është një super lojtar, kënaqësi e madhe të luaj me të.
Jemi miq shumë të mirë dhe do të shihemi së shpejti në ndeshjet e Gjermanisë. Do të ishte mirë të vinte tek ne, por nuk dua të flas më gjatë për këtë çështje. Por, e rithem, është kënaqësi të luash me të…”, shtoi Musiala.
Kujtojmë se Wirtz është nën ndjekjën e shumë klubeve të mëdha, por dy klubet më të përmendura dhe që duken më afër yllit gjerman, janë Bayern Munich, aty ku ka dhe shokë të Kombëtares, dhe Real Madrid, aty ku me shumë mundësi do të ribashkohej me Xabi Alonso-n, pasi spanjolli përflitet që do të jetë pasuesi i Ancelotti-t.