Duartrokitet edhe nga tifozët kundërshtarë

Futboll

Duartrokitet edhe nga tifozët kundërshtarë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 18:07
Diao

Como e drejtuar nga Cesc Fabregas ka bërë surprizën e madhe sot duke fituar në transfertë 0-2 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Golat për miqtë u shënuan nga Diao në pjesën e parë dhe Nico Paz në pjesën e dytë, i cili realizoi një gol spektakolar që u duartrokit edhe nga tifozët e klubit vjollcë.

Djaloshi 20-vjeçar është zbulimi më i madh i këtij sezoni deri tani në Serie A dhe jo më kot ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. 

Paz u transferua verën e kaluar nga Real Madrid te Como për 6 milionë euro, por klubi madrilen ka të drejtën e riblerjes përpara çdo klubi tjetër dhe me shumë mundësi do ta shfrytëzojë këtë mundësi gjatë verës, ose do të përfitojë 50 për qind të shumës në shitjen e radhës.

Ajo që është e sigurt duke parë perfomancat e tij është largimi nga Como në fund të këtij sezoni, pasi argjentinasi duket gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat