Bunjaku trajner i Kosovës U19: Është një emocion, ndihem i nderuar!

Futboll

Bunjaku trajner i Kosovës U19: Është një emocion, ndihem i nderuar!

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 18:12
Albert Bunjaku

Albert Bunjaku, një ish-lojtar i Kombëtares së Kosovës tani do të jetë trajner i grupmoshave të reja U19 te “Dardanët”.

Në emisionin “A-play” në ATV, Bunjaku foli për herë të parë si trajner i Kosovës, shkruan Indeksonline

Ai tha se ndihet tejet i emocionuar që do të jetë trajner i “Dardanëve” të rinj.

“Është një emocion i madh! E kam pritur këtë thirrje dhe ndihem shumë i nderuar që të jem trajner i Kombëtares U19”, u shpreh Bunjaku.

Kujtojmë që Bunjaku zuri vendin e të larguarit, Adil Maliqi.

Në stol, ish-sulmuesi i shumë skuadrave do ta ketë “kapitenin” Anel Rashkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat