Baseli nuk mori më shumë se një pikë në konak të vetin në duel me Lausannen, në ndeshjen e javës së 24-të të Kampionatit të Zvicrës.
Një barazim (1:1) që padyshim e bën me dhimbje koke kapitenin e Baselit, Xherdan Shaqiri.
Barazim që ia humbi kreun Baselit.
Kevin shënoi në minutën e 3-të për Baselin.
Për Lausannen realizoi autogol Hitz në minutën e 67-të.
Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu u paraqitën titullarë e Albian Ajeti u paraqit nga minuta e 77-të për Baselin.
Alban Ajdini ka luajtur titullar për Lausannen duke u zëvendësuar në minutën e 64-të.
Pas javës së 24-të, Lugano kryeson me 42 pikë, pasojnë Baseli me 41, Luzerni 39, Servette 39, Lausanne 36 pikë etj.