Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ishte i pakapshëm në ndeshjen e sotme në duel me Las Palmas-in.
Muriqi si përbindësh për ekipin rival.
Ai shënoi dy gola për fitoren e Mallorca-s me rezultat 3:1 ndaj Las Palmas-it, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Spanjës.
Muriqi e nisi serinë e golave në minutën e 7-të.
Në minutën e 28-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe të epërsisë 2:0.
Rodriguez thelloi epërsinë në 3:0 në minutën e 35-të.
Bajçetiç në minutën e 62-të ngushtoi humbje në 3:1.
Muriqi është zëvendësuar në minutën e 85-të.
Pas javës së 24-të në kampionatin spanjoll, Mallorca zë vendin e shtatë me 34 pikë dhe Las Palmas është në të 17-tin me 23 sosh.