Egnatia tregon forcën, “ringjallet” Tirana, fiton edhe Laçi

Futboll

Egnatia tregon forcën, “ringjallet” Tirana, fiton edhe Laçi

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 20:06
Tabela

Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me ndeshjen e fundit, Tirana – Skënderbeu.

Në “Elbasan Arena”, bardheblutë u rikthyen te fitorja pasi mundën Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0.

Laçi triumfoi në shtëpi 3-0 ndaj Teutës. Protagonisti kryesor në këtë sfidë ishte Ëilliam Cordeiro Melo, i cili shënoi dy gola për bardhezinjtë.

Egnatia vijon me ecurinë pozitive në kampionat. Kampionët në fuqi triumfuan ndaj Partizanit 2-0 dhe udhëheqin kampionatin me 48 pikë.

Dinamo City dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola (0-0). Edhe sfida tjetër, Bylis – AF Elbasani, nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat