Zbulohet arsyeja pse Arne Slot u lejua të drejtonte të kuqtë ndaj Wolves-it

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Arne Slot u lejua të drejtonte të kuqtë ndaj Wolves-it

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 20:31
Slot

Liverpool fitoi 2-1 ndaj Wolves, duke e çuar në 7 pikë diferencën ndaj vendit të dytë që mbahet nga Arsenal.

Të kuqtë fituan falë golave të Luis Diaz dhe Mohamed Salah nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i Cunha për Wolves sherbeu thjesht për statistikë.

Ajo që ra në sytë e të gjithëve sot ishte prania e Arne Slot në krye të stolit të Liverpool si zakonisht, ndërkohë që tifozët prisnin që ai të mungonte për shkak të kartonit të kuq të marrë në mesjavë në derbin ndaj Everton që përfundoi në barazim 2-2.

Në përfundim të derbit, Slot dhe ndihmësi i tij u ndëshkuan me kartonë të kuq për shkak të protestave të ashpra ndaj arbitrit kryesor të takimit, Michael Oliver.

Por, Slot u lejua të drejtonte si zakonisht sfidën e sotme ndaj Wolves.

Kjo gjë ndodhi sepse FA ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për dënimin e tij për kartonin e kuq ndaj Everton. FA nuk mund ta ndëshkojë Slot dhe zëvendësin e tij pa u përgjigjur ndaj akuzës, që do të thotë se ai mund të vazhdojë detyrën e tij normalisht deri në marrjen e një vendimi.

FA pritet të dalë së shpejti me vendimin zyrtar dhe sipas të gjitha gjasave Slot do dënohet me dy ndeshje mungesë, që do të jenë ato kundër Aston Villa-s dhe Manchester City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat