Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit bën një hap të madh drejt Oberliga-s.
Djelmoshat kuqezi shënuan fitore me peshë të madhe, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 SG Unterrath-it, në kuadër të javës së 20-të të Landeslig-s.
“Klubi ynë fiton derbin dhe merr kreun e tabelës!
Me golat e shënuar nga Astrit Hyseni (40’) dhe Fatlum Ahmeti (90’+3’), ekipi ynë siguron një fitore të rëndësishme dhe ngjitet në krye të tabelës!
Urime djemve për paraqitjen dhe fitoren në derbin e qytetit!”, njofton FC Kosova.
Kosova kryeson me 45 pikë, pasojnë VFL Juchen me 45, FC Remscheid me 42 pikë etj.
“1. FC Kosova Düsseldorf – 45 pikë (20 ndeshje)
14 fitore, 3 barazime, 3 humbje; 54 gola të shënuar, 18 gola të pranuar; sulmi më i mirë në ligë dhe mbrojtja më e mirë në ligë.
Një arritje e madhe për klubin tonë! Të gjithë bashkë drejt objektivave të mëdha! Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme!”, shkruan faqja e klubit.