Asist me telekomandë, kandidati për Kombëtaren mahnit tifozët në Bundesligën gjermane!
Antoni Caci ka dhuruar një asist fantastik për Mainzin në Bundesligën gjermane. Ishte minuta e 28-të, kur Caci hodhi topin në zonë dhe Burkardt i mbeti vetëm të shtynte topin në rrjetë.
Mainc po luan në tranfertën e Haidenheim, ndërsa ndeshja ka vlerë për javën e 22-të në elitën e futbollit gjerman. Goli i shënuar ishte dhe i vetmi për pjesën e parë.
Lojtari i lindur në Francë ka asistuar 5 gola në Bundesligë gjatë këtij sezoni, ndërsa ka shënuar një vetë.