Java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me ndeshjen e fundit, Tirana – Skënderbeu.
Në “Elbasan Arena”, bardheblutë u rikthyen te fitorja pasi mundën Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0.
Laçi triumfoi në shtëpi 3-0 ndaj Teutës. Protagonisti kryesor në këtë sfidë ishte William Cordeiro Melo, i cili shënoi dy gola për bardhezinjtë.
Egnatia vijon me ecurinë pozitive në kampionat. Kampionët në fuqi triumfuan ndaj Partizanit 2-0 dhe udhëheqin kampionatin me 48 pikë.
Dinamo City dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola (0-0). Edhe sfida tjetër, Bylis – AF Elbasani, nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll në barazim 1-1.