Fitore me peshë në “Elbasan Arena”, Tirana mposht Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë!
Tirana merr një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 dhe arrin të ngjitet në vendin e shtatë dhe të largohet nga zona e ftohtë.
Një gol i Bajrovic në fund të ndeshjes nga pika e bardhë vendosi gjithçka.
Korçarët mbeten në vendin e fundit, në të nëntin zbret Teuta dhe një vend më sipër ndodhet Bylisi.