Ernest Gjoka: Kjo humbje na fut në shumë ngarkesë psikologjike

Futboll

Ernest Gjoka: Kjo humbje na fut në shumë ngarkesë psikologjike

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 20:48
Ernest Gjoka

Tirana arriti të mposhtë Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka në përfundimin e ndeshjes doli në prononcim për mediat.

“Ndeshja deri diku ishte e barabartë, e cila u nda tek penalltia. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që duhet të luftonim gjithçka.

Kjo humbje na fut në shumë ngarkesë psikologjike. Ne do vazhdonim të ishim në idetë e pjesës së parë, ndoshta kishte ndonjë moment të vështirë.

Ne kemi patur problematikat tona me Nikaj, të vijë në formën më të mirë është e vështirë. Ne po mundohemi të japim më të mirën e mundshme me organikën që kemi.

Situata rëndohet, skuadra u mundua të japë maksimumin, matematikisht do jemi në lojë. Ekipi do japë maksimumin, ishalla herën tjetër kemi fat të marrim edhe ne një penallti”, u shpreh Gjoka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat