Tirana arriti të mposhtë Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Rafa Silva u shpall lojtari më i mirë i takimt dhe u prononcua nga mediat në fund të takimit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, përpiqem të ndihmoj skuadrën gjithmonë me eksperiencën që kam.
Më e rëndësishmja është skuadra, jam shumë i lumtur që fituam dhe morëm tre pikët. Unë përpiqem të qëndroj edhe më shumë kohë me shokët e ekipit jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Përpara se të vija kam parë disa ndeshje të ekipit dhe e kisha pak më të thjeshtë të përshtatesha këtu. Soleri është një lojtar i madh, këdo që kam në mesfushë mund të luaj dhe të ndihmoj ekipin.
Të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë skuadrën jo vetëm unë. Ne e dimë që çdo ndeshje është e rëndësishme, unë përpiqem që të jem gjithmonë gati dhe të jap 100% në fushën e lojës.”, tha lojtari i Tiranës.