Arteta e do me çdo kusht, Arsenal do të ofrojë 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

Futboll

Arteta e do me çdo kusht, Arsenal do të ofrojë 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 23:58
Arteta

Arsenal po përgatitet të bëjë një lëvizje të bujshme në merkaton e verës.

Sipas El Nacional, synimi i madh i klubit londinez është sulmuesi slloven i RB Leipzig, Benjamin Sesko, për të cilin Arsenal është gati të japë 100 milionë euro.

Sulmuesi 21-vjeçar ka treguar një potencial të madh që nga ardhja e tij në Gjermani, duke u shquar për aftësitë e tij fizike dhe aftësinë për të shënuar gola në mënyra dhe forma të ndryshme.

Klubi londinez ka besim se ardhja e sllovenit jo vetëm që do të forconte linjën e tyre sulmuese, por do t’i jepte edhe një dimension të ri lojës së Arsenal-it. Kombinimi i aftësisë së tij për të bërë vrapime të shpejta, forcës së tij fizike dhe instinktit të tij të golave ​​mund të përshtaten në mënyrë të përkryer në sistemin e Arteta-s.

Negociatat me RB Leipzig pritet të jenë intensive, duke parë që sulmuesin slloven e duan dhe klube të tjera të mëdha, por në rast të një oferte rreth 100 milionë euro siç raportohet, sigurisht që klubi gjerman do të pranonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat