Braziliani Antony duket se ka “rilindur” pas huazimit në Spanjë te Betis, aty ku po tregon një super formë, gjë që ka ngjallur interesin disa klubeve të mëdha.
Fichajes raporton se Bayern Munich kanë nisur bisedimet me Manchester United për transferimin e Antony në merkaton e ardhshme në verë. Huazimi te Betis skadon në fund të sezonit dhe është pa detyrim blerje.
“Negociatat mes dy klubeve kanë filluar dhe në Munich e shohin shumë të mundshme ardhjen e brazilianit. Nëse ai vazhdon të shkëlqejë te Betis, bavarezët do bëjnë gjithçka për transferimin e tij”, thuhet në raportimin e Fichajes.
Manchester United pagoi 90 milionë euro për kartonin e Antony tek Ajax, por “Djajtë e Kuq” do kënaqeshin me 50 milionë euro, shifër e përballueshme për një klub si Bayern Munich.
Pavarësisht formës shumë të mirë që po tregon te Betis, Antony nuk ka vend te Manchester United, pasi braziliani është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ardhshëm.