Barcelona është e gatshme t’i ofrojë një rritje të ndjeshme të pagës dhe një kontratë të re francezit Jules Kounde gjatë javëve në vazhdim.
Blaugranasit kanë arritur të sigurojnë kontrata të reja për disa prej lojtarëve kryesor që prej fillimit të vitit 2025, duke planifikuar qysh tani të ardhmen e tyre afatgjatë.
Përmirësimi i situatës financiare i ka lejuar ata që të sigurohen se nuk do të humbasin lojtarët kyç, por pritet që të ketë edhe marrëveshje të tjera.
Sipas një raportimi nga Diario Sport, Kounde shihet si një lojtar i rëndësishëm nga Hansi Flick dhe ai dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet shpejtë.
Krahas zhvillimit të tij si mbrojtës i djathtë, interesimi që ka për të Chelsea ka bërë që Barcelona të futet në aksion.
‘Blutë e Londrës’ janë të shqetësuar për të ardhmen e Reece James pasi kapiteni i tyre ka vuajtur në mënyrë konstante nga lëndimet gjatë 18 muajve të fundit.
Chelsea besohet se është e gatshme të ofrojë rreth 100 milionë euro për Kounde, shumë kjo e cila mund të merret në konsideratë nga Barcelona.
Sidoqoftë, 26-vjeçari vlerësohet si ‘i paprekshëm’ nga Flick dhe ai gjermani do kërkojë me çdo kusht qëndrimin e tij.
Si dëshmi për rëndësinë që ka ai në skuadër, Kounde ka luajtur titullar në 21 nga 23 ndeshje të Barcelonës deri më tani në La Liga dhe vetëm Raphinha (22) ka më shumë paraqitje nga minuta e parë.