Neymar e shënon golin e parë që prej rikthimit në Santos

Futboll

Neymar e shënon golin e parë që prej rikthimit në Santos

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 09:38
Neymar

Neymar Junior e ka shënuar golin e parë që prej rikthimit të tij në Santos.

Ylli brazilian e nxori vetë penalltinë në minutën e pasi u pengua në zonën e rreptësisë nga Soteldo, ndërsa gjyqtari pa hamendje akordoi 11 metërsh në ndeshjen mes Santosit dhe Agua Santas, e zhvilluar në “Vila Belmiro.

Guilherme, gjuajtësi i rregullt i penalltive tek Santos, ia dha këtë privilegj ish-futbollistit të Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Al Hilal.

Dhe, përfaqësuesi brazilian e dërgoi portierin në anën tjetër dhe shënoi në anën tjetër për t’i çuar tifozët në trans.

Neymar e zhvilloi ndeshjen e katërt që prej rikthimit të tij në Santos dhe ky ishte goli i parë për të.

Festimi i tij ishte mjaft emocionues duke festuar së bashku me tifozët, por edhe me shokët nga bankina e me stafin e trajnerëve.

“Unë jam këtu, unë jam kthyer”, theksoi “O Ney”, duke besuar se do ta japë kontributin e tij për Santosin, ku u rikthye pas një periudhë të vështirë në Arabinë Saudite, ku nuk e lanë rehat lëndimet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat