Saga e De Jong po shkon drejt fundit – holandezi merr vendimin kyç për të ardhmen e tij

Futboll

Saga e De Jong po shkon drejt fundit – holandezi merr vendimin kyç për të ardhmen e tij

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:03
De Jong

E ardhmja e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong tek blaugranasit është në pikëpyetje, sidoqoftë, holandezi raportohet se ka marrë vendimin për lëvizjen e tij të radhës. 

Aventura e De Jongut me Barcelonën ka qenë e përzier pasi iu bashkua atyre nga Ajaxi në sezonin 2018/19. 

Teksa holandezi ka treguar paraqitje tejet të mira në disa kohë, mungesa e konsistencës së bashku me pagën e madhe që merr, ka bërë që klubi të konsiderojë mundësinë për të ndarë rrugët me të në verë. 

Liverpooli thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e De Jong në verë, megjithatë, 27-vjeçari tani ka shprehur dëshirën e tij për të ardhmen. 

Vetë De Jong ka qenë i pasigurt për të ardhmen e tij me Barcelonën nën urdhrat e Xavi Hernandez, pasi kishte mungesë të minutave dhe formës. 

Sidoqoftë, pas një fillimi të mirë nën drejtimin e Hansi Flick, De Jong e ka rikthyer formën dhe dalëngadalë po bëhet sërish titullar. 

Për këtë arsye, Mundo Deportivo ka raportuar se përfaqësuesit e De Jong kanë thënë se 27-vjeçari dëshiron të vazhdojë me Barcelonën përtej kontratës së tij aktuale. 

De Jong momentalisht ka një kontratë e cila i skadon në verën e vitit 2026, por pavarësisht dëshirës për të qëndruar në Kataloni, ai nuk dëshiron të rinovojë menjëherë pasi preferon të pres deri në mars ose prill për të hapur negociatat. 

Raporti gjithashtu shton se aspekti ekonomik i marrëveshjes nuk është aq i rëndësishëm për De Jong pasi ai dëshiron një projekt të mirë sportiv, të cilin e ka gjetur tek Flick.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat