Mori mbi 100 mijë mesazhe kërcënuese me jetë, gjyqtari Montero detyrohet të marrë masa

Futboll

Mori mbi 100 mijë mesazhe kërcënuese me jetë, gjyqtari Montero detyrohet të marrë masa

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:31
Montero

Debati i madh që u shkaktua për kartonin e kuq të Jude Bellingham ndaj Osasunës nuk ka përfunduar ende. 

Reprezentuesi anglez u përjashtua për herë të dytë në karrierën e tij si futbollist i Real Madridit në barazimin 1-1 në ‘Pamplona’. 

Bellingham mori karton të kuq pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, pas një përplasje verbale me gjyqtarin Munuera Montero. 

Ish-mesfushori i Dortmundi kishte thënë më pas me të përfunduar ndeshja se ky problem u shkaktua shkaku i pengesave gjuhësore. 

Carlo Ancelotti i kishte dalë në mbështetje anglezit duke pretenduar se ishte një keqkuptim dhe se Montero bëri gabim me vendimin e tij. 

Real Madridi pritet që ta apelojë këtë karton dhe ata kanë relativisht mundësi të mira për ta fituar rastin, bazuar në një incident të ngjashëm që kishte ndodhur me Mason Greenwood sezonin e kaluar. 

Bellingham do ta mësojë fatin e tij gjatë ditëve në vazhdim ku ekziston mundësia që të marrë të paktën një ndeshje si dënim. 

Sidoqoftë, përkrah fokusit tek Bellingham, vala e kritikave ndaj Monteros ka arritur kulmin me gjyqtarin që u detyrua të ndërmarrë masa. 

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, gjyqtari me përvojë ka mbyllur hapësirën për komente në llogarinë e tij në Instagram, pasi ka marrë pothuajse 100 mijë komente që përfshinin ofendime dhe kërcënime me jetë ndaj tij dhe familjes së tij. 

Mes këtyre kërcënimeve, pati pretendime për ta vrarë ose lënduar Monteron, me La Liga-n që pritet të hap një hetim për të përmirësuar sigurinë e gjyqtarëve të saj këtë javë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat