Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?

Futboll

Pogba po transferohet tek gjiganti spanjoll?

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 12:44
Paul Pogba

Paul Pogba është ende në kërkim të një ekipi dhe tashmë sipas një raportimi të fundit Atletico Madridi është bërë një opsion i mundshëm për të. 

Edhe pse kohë më parë francezi e kishte përjashtuar mundësinë për të luajtur në La Liga, gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër. 

Emri i Paul Pogba nuk është i ri në ambientet e Atletico Madridit, pasi qysh prej se u mor vendimi për rikthimin e tij në futboll, ai filloi të lidhej me një kalim në Madrid shkaku i miqësisë që ka me Antoine Griezmann. 

Kohë më parë ishte klubi italian Fiorentina që konsiderohej si favorite për të siguruar shërbimet e Pogbas, por ata u tërhoqën në minutën e fundit. 

Duke pasur parasysh se nuk ka shumë alternativa për të rifilluar karrierën, Pogba mund të marrë në konsideratë ndonjë propozim të mundshëm nga Atletico Madridi ka raportuar mediumi spanjoll El Gol Digital.

Një nga shqetësimet për momentin është gjendja fizike e lojtarit, gjë që siç duket ka qenë barrierë për transferimin e tij tek Fiorentina. 

Kujtojmë se Pogba ndeshjen e fundit si futbollist profesionist e ka luajtur më 3 shtator 2023, andaj do të jetë interesante për t’u parë se si qëndron forma e tij fizike. 

Deri në hapjen e afatit kalimtar të verës emri i Pogbas do të lidhet me një sërë klubesh, por Atletico Madridi mbetet një opsion konkret për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat