Gjiganti francez Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë formale për transferimin e Mason Greenwood.
Greenwood kaloi sezonin e kaluar larg ‘Old Trafford’ duke luajtur si huazim tek Getafe, atje ku shënoi 10 gola në 36 ndeshje.
Paraqitjet e tij në La Liga alarmuan disa klube të ndryshme në Evropë ku si pasojë qëndrimi i tij në Spanjë ishte jetëshkurtër.
Marseille eventualisht arriti marrëveshje me Unitedin verën e kaluar, duke siguruar shërbimet e tij për 26.6 milionë euro.
Për Marseille, Greenwood ka realizuar 15 gola në të gjitha garat, duke përfshirë 14 në kampionatin francez.
Kjo ka bërë që vëmendja rreth tij të rritet edhe më shumë, ku po raportohet se PSG-ja po mban një sy afër sulmuesit anglez.
Këtë e ka bërë të ditur mediumi spanjoll Fichajes, të cilët pretendojnë se PSG-ja po shpreson ta bëjë Greenwoodin blerjen e tyre të parë për sezonin 2025/2026.
Kampioni në fuqi i Francës raportohet se ka ofruar 62.4 milionë euro për të siguruar nënshkrimin me 23-vjeçarin.
Në rast se Greenwood ndryshon ambient, atëherë Man United do të merrte një injeksion financiar, pasi kanë të përfshirë klauzolën e përqindjes së shitjes së tij në të ardhmen.