Lojtari largohet nga Skënderbeu, klubi korçar zyrtarizon shitjen

Futboll

Lojtari largohet nga Skënderbeu, klubi korçar zyrtarizon shitjen

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 18:21
Mario Rabiu

Skënderbeu ka njoftuar shitjen e lojtarit Mario Rabiu te FC Aktobe në Kazakistan.

Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu.

Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij”- shkruan klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat