Vogli, gjimnazisti bardheblu që fitoi penalltinë ndaj Skënderbeut

Futboll

Vogli, gjimnazisti bardheblu që fitoi penalltinë ndaj Skënderbeut

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 18:59
Serxho Vogli

Serxho Vogli ishte lojtari i radhës që debutoi dje për bardheblutë. Është vetëm 16 vjeç dhe luan si mesfushor qendre.

Lojtari është pjesë e 19-vjeçarëve të Tiranës, si dhe futbollist i kombëtareve U-15, U-16 dhe U-17.

Në fushë ndaj Skënderbeut u fut në minutën e 79-të dhe mori një penallti në minutën e 82-të.

Veç tij, në fushë ka qenë edhe Emiljano Mihana, edhe ky lojtar i akademisë së bardhebluve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat