Rezultate të dobëta, klubi i Serie A ndan rrugët me trajnerin

Futboll

Rezultate të dobëta, klubi i Serie A ndan rrugët me trajnerin

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 20:09
Fabio Pecchia

Parma ka ndarë rrugët me trajnerin Fabio Pecchia.

Klubi i Serie A mori këtë vendim, pasi skuadra pësoi katër humbje radhazi, ato ndaj Milanit, Leçes, Cagliarit dhe Romës.

Vetëm 2 pikë në 7 ndeshjet e fundit nuk mjaftojnë, teksa fitorja e fundit e Parmës daton në fund të dhjetorit.

Pronari i klubit, Kyle Krause ndodhet në Itali për të zgjidhur çështjen e trajnerit, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, Christian Chivu është një alternativë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat